E sëmurë prej një jave, nuk ndihej mirë. Shuhet këngëtarja e njohur

Shuhet këngëtarja e njohur nga Manchester, Denise Johnson, në moshën 53-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga një mik i saj në Twitter dhe më pas edhe nga familjarët.

Prej një jave, ajo ishte e sëmurë por të premten, pasi kishte folur me disa miq, këngëtarja kishte thënë se ndihej shumë më mirë. Ndërkohë nde nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkakun e vdekjes.

Pas lajmit të trishtë, edhe kolegia e grupit “Happy Mondays”, Rowetta, ka shprehur dhimbjen për Denise duke u ndalur te zëri i saj brilant.