E shihni këtë djalin që këndonte te ‘Mike’ e Elvana Gjatës? Ai ka bërë diçka që nuk pritej

Ishte shumë e suksesshme kënga “Mike” vitin e shkuar, madje ubë hit i verës që lamë pas, një bashkëpunim i yjeve si Elvana Gjata dhe Ledri Vula, por edhe i një zëri të ëmbël si John Shahu.

Por teksa nuk ka shumë orë që Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj më të re “Tavolina e Mërzisë”, rastësia e donte që bashkëpunëtori i saj për “Mike”, një yll në ngjitje si John Shahu të hidhte në treg këngën e tij po ashtu më të re “Havana”. Duket se bashkëpunimi i mëparshëm i ka sjellë fat atij.

Top Channel: Si erdhe në këtë bashkëpunim?

John Shahu: Doli një gjë e bukur. Ju përshtat shumë zërit dhe stilit tim dhe u bë.

Top Channel: Po bashkëpunimi i parë “Mike” si erdhi me Elvanën? Aty u njohe për herë të parë me publikun dhe ata e pëlqyen zërin tënd.

John Shahu: E kisha bërë një melodi ka dy tre vjet më parë. Ja u tregova atyre, e pëlqyen shumë. Ja cuan Elvanës. E pëlqeu ajo, u bë bashkëpunimi pastaj.

Top Channel: Si të duket Shqipëria? Ti tani je kthyer apo jo? Nuk ke shumë kohë që jeton këtu.

John Shahu: Po. Kam shtatë muaj që jam këtu. Më pëlqen. Është shumë ndryshe nga Australia.

Top Channel: Cilat janë planet për të ardhmen? Qoftë edhe ato artistike?

John Shahu: Kaq disa projekte të tjera. Bashkëpunime. Qoftë edhe artistike. Të shoh si do ec.