E shihni këtë vajzë? Asaj i ka ndodhur ajo që nuk e merr me mend njeri

Vajza që shihni në foto quhet Eloida Alija dhe është 18 vjeç. Edhe pse është e prekur nga sindromi Down, adoleshentja nga Ferizaj, ka filluar të punojë si asistente e një prej stomatologëve të këtij qyteti. Ajo ka thënë se kjo punë, ka qenë ëndërr e saj.

Nëna e saj, Indira Alijaj ishte shoqëruesja më e mire përgjatë gjithë këtyre viteve, e cila e ka përcjellë në çdo hap. Ajo ka thënë se tashmë është nëna më e lumtur në botë.

“Ky lajm për ne ka qenë shumë i mirë dhe shumë emocionues. Eloidën e kam dërguar gjithmonë në çdo aktivitet dhe nuk kam dashur që të jetë e mbylltë për shkak se njerëzit duhet ta shohin që edhe këta i përkasin kësaj bote. Le të shohin njerëzit që edhe këta dinë dhe ja dalin. Por, lajmi më i mirë ka qenë kur jam njoftuar nga doktori që do të punësoj si asistente në klinikën e tij. Ka qenë surprizë për Eloidën… Kisha pasur dëshirë që të jetë mesazh për të gjithë që kanë mundësi, çdo institucion të përkrahë këta persona me nevoja të veçanta”, shprehet Indira Alija, raporton RTV Dukagjini.