E spostoi Sokol Balla nga televizioni, Rudina Xhunga e prekur: Më merr malli për…

Rudina Xhunga, teksa ishte në emisionin Soiree me Jonida Shehun foli dhe për ngjarjet e fundit në karrierën e saj, ndersa tha se edhe pse pas kaq shume vitesh larguar nga top media. ajo ka përmendur që ende njerëzit sot e identifikojnë si Rudina e Top Channel.

“Të jem e sinqertë mua ende më thonë Rudina e Top-it. Në fakt nuk mund të mos jem Rudina e Topit pasi kam qenë aty për 14 vite. Dritaren nuk e lidhin shumë me Rudinën, e lidhin më shumë më Dritanin, pavarësisht punës sime”, ka thënë duke qeshur gazetarja e njohur.

“Për çfarë të merr malli më shumë nga ato 14 vite në Top Channel?”, e ka pyetur me tej Jonida Shehu.

“Më merr malli për Top-in”, është shprehur Rudina Xhunga.

Gjatë intervsitës, Rudina ka rrëfyer gjithashtu momentin kur ka takuar Dritan Hoxhën, duke theksuar se ai ka qenë një ndër burrat që e ka formuar në gazetari dhe e bëri pjesë të një revolucioni mediatik.

“Kur unë takova Tanin, mendoja se ai e dinte që unë asokohe isha diva e TVSH-së, por ai më tha që ‘nuk të kam parë ndonjëherë në TVSH, por më thonë këta çunat që je shumë e mirë dhe unë po ju besoj atyre”, ka treguar gazetarja e suksesshme.