E telefonuan urgjent nga SHBA pas protestës, Kryemadhi tregon telefonatën me zyrtarin e DASH

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tregoi telefonatën me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën, Matthew Palmer. Ajo tha se i ka sqaruar zyrtarit të DASH se pse i dogjën mandatet dhe se e ka siguruar që në protestën e sotme s’do kishte d.h.unë.

“Ai më sqaroi sa e rëndësishme është demokracia, që institucionet kushtetuese të funksionojnë. Unë i shpjegova pse i dogja mandatet. I kam thënë se Shqipëria është shndërruar në një shtet ku lulëzon krimi i organizuar, lavatriçe e pastrimit të parave të krimit dhe drogë. I shpjegova se nuk mund të qëndronim në një parlament të ngritur nga shitblerja e votës. Janë të deklaruara dhe të vulosura nga Zëri i Amerikës. I shpjegova që përgjigjet e antimafias italiane përmendin mijëra euro ëpr blerje votash në Tiranë dhe Vlorë. Në fund ai më tha: Të kuptoj shumë mirë, vetëm protesta të jetë paqësore nesër”,- sqaroi Kryemadhi për News 24.