E tme.rrshme? Ç’janë këto që ndodhin këtu?! Kamioni përfundon në liqen, humbet në ujëra drejtuesi

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite. Mësohet se një kamion ka rënë në liqenin e Kukësit.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, një 37-vjeçar nga Kukësi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit, ku shtetasi F.Ll., duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.