E tme.rrshme/ Dy punëtorë dhe inxhinieri mund të jenë bllokuar në minierën në veri



Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Dibër.  Tre persona, dy punonjës dhe inxhinieri dyshohet se janë bllokuar brenda galerisë në një minierë në Dibër.



Ka qenë vëllai i inxhinierit me inicialet S.H. që mbrëmjen e sotme  rreth orës 18:15 duke parë që 62-vjeçari nuk është kthyer në shtëpi i alarmuar ka njoftuar policinë.



Ai ka denoncuar se vëllai i tij me inicialet I.H. me detyrë inxhinier së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë kanë humbur kontaktet me familjen.