E tme.rrshme ku jetojmë/ Si mbërritën 15 herë lëndë kancerogjene në Shqipëri

Detaje të fri.kshme janë zbuluar nga operacioni “Amianti” i cili vuri sot në pranga gjashtë persona, që tentuan të fusnin në Shqipëri lëndën e rrezikshme që shkakton ka.ncer dhe vinte nga Italia.

Mësohet se të arrestuarit, kamufloheshin pas një fimre pastirmit dhe kishin bërë mbi 15 rrugë në këtë mënyrë, pa arritur të zbuloheshin.

Enët me mbetjet e rrezikshme, gjashtë të prangosurit i kishin mbështjellë me një letër të verdhë e cila mban sipër logon e një firme italiane “Eni”. “Eni”, Mbetjet e rrezikshme të amiantit ishin kamufluar nga personat e arrestuar në disa fuçi të mëdha të zeza veshur me logon e verdhë “eni”. Në fakt, ng anjë kërkim në internet të këtij emri dhe logoje, “Eni” është një kompani italiane që merret me distribuimin dhe shpërndarjen e gazit në banesa, apo me linjën e energjisë elektrike. Kjo kompani e ka selinë qëndrore në Romë.  Vetë të arrestuarit, zyrtarisht deklaronin se në Shqipëri fusnin produkte kimike për pastrim, në emër të një firme “Delfini 1”. Ata i mbështillnin mbetjet si fuci nafte, i hipnin në furgonin tip “Iveko”, me targe AA 417 SC dhe me anë të tragetit të linjës Brindisi-Vlorë i sillnin në Shqipëri.