E tme.rrshme/ Një javë pasi vdi.qën 39 persona, zbulohen të tjerë në frigoriferë

Edhe pse gjetja e 39 të vde.kurve në Angli trond.iti gjithë opinionin, refugjatët nuk ndalen se provuari të gjitha mënyrat për të arrirë perëndimin.

12 refugjatë sirianë dhe sudanezë u gjetën sot të gjallë brenda frigoriferëve në një kamion në Belgjikë.

Drejtuesi i mjetit, i cili transportonte perime dhe fruta, sinjalizoi policinë belge pasi konstatoi se brenda kamionit ndodheshin 12 persona. Më pas, autoritetet belge në qytetin e Anversës shoqëruan të 12 refugjatët në Zyrën e Emigracionit.

Para një jave, në portin e Essexit në Angli, autoritetet nxorën nga një kamion 39 refugjatë të vde.kur.