E tmerrshme, një shkollë brenda varrezave. Nxënësit ne panik, cfarë shikojnë nga dritarja FOTO+VIDEO

Është e frikshme dhe përtej tolerancës ajo që ndodh në Kodër Paskuqan në Tiranë kur një shkollë është e ndërtuar brenda një territori varrezash. Ngjarja vjen e rrëfyer në emisionin “Top Story”, ku nxënësit e kësaj shkolle kanë treguar momentet e tmerrit që përjetojnë sa herë që në truallin e varrezave kryer një ceremoni mortore. “Ndjesi e sertë. Flas për lëndën time. Kam për të bërë përshkrimin e natyrës, instinktivisht zgjas dorën dhe them urdhëro si është koha sot, por ç’të përshkruash, e tërheq dorën pa bërë zë”, tha Adriana Çili, mësuese.

Në video xhirohet teksa klasa e 8 zhvillon mësimin. Teksa të gjithë nxënësit dëgjojnë mësimin, Ardisa qëndron e trishtuar duke para nga dritarja. Sytë e saj kërkojnë për babain, i cili ka ndërruar jetë pak muaj më parë. Ai është varrosur aty, afër klasës ku sot bën mësim e bija. “E kam të pamundur të qëndroj në klasë”, tha Ardisa Stojku, nxënëse.

Situata në të cilën ndodhet Ardisa sjell trishtim të thellë edhe tek nxënësit e tjerë. Disa prej tyre tregojnë situate edhe më të rënda se kaq. Pak kohë më parë një fëmijë i vogël ndërroi jetë dhe varrimi i tij mes piskamave të prindërve drithëroi të gjithë shkollën. Drejtori i kësaj shkolle, shpjegon se ish-komuna e Paskuqanit duke mos pasur fonde, dhe duke mos pasur tokë të lirë e ndërtoi shkollën brenda varrezave.

“Kjo është pjesë varrezash, në pjesë varrezash është ndërtuar shkolla. Fajin e ka ish komuna. Sot Bashkia Kamëz as përgjigje nuk na jep”, tha Thanas Anastasi, drejtor i shkollës. Ky problem është trajtuar disa herë, por për kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu, kjo mesa duket është normale. Gjatë mandatit të tij, ai është marrë me emërtime rrugësh nga të çuditshmet, por asnjëherë nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj situate të rëndë.