E trishtë, kjo vajzë bën mësim pak metra nga va.rri i babait. Ja ku ndodh kjo çudi

Në shkollën Tahir Sinani, në Kodër-Paskuqan, gjendjet kjo godinë e ndërtuar në vitin 2002.

Ajo mund të jetë shkolla e vetme në botë e cila qendron sipër va.rrezave duke shkaktuar frikë dhe ankth tek nxënësit. Vetëm pak metra e ndajnë dritaren e klasës nga punëtori që po punon në gropën e një va.rri.

Teksa të gjithë nxënësit dëgjojnë mësimin, Ardisa qëndron e trishtuar duke para nga dritarja. Sytë e saj kërkojnë për babain, i cili ka ndërruar jetë pak muaj më parë. Ai është varrosur aty, afër klasës ku sot bën mësim e bija.

“E kam të pamundur të qëndroj në klasë”, tha Ardisa Stojku, nxënëse.

Situata në të cilën ndodhet Ardisa sjell trishtim të thellë edhe tek nxënësit e tjerë. Disa prej tyre tregojnë situate edhe më të rënda se kaq. Pak kohë më parë një fëmijë i vogël ndërroi jetë dhe varrimi i tij mes piskamave të prindërve drithëroi të gjithë shkollën.

Drejtori i kësaj shkolle, shpjegon se ish-komuna e Paskuqanit duke mos pasur fonde, dhe duke mos pasur tokë të lirë e ndërtoi shkollën brenda varrezave.