E trishtë ne Poliçan/ Gruaja dhe fëmijët i kishin mbetur në Greqi pas mbylljes së kufijve, vr.et veten me kallashnikov 48-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Poliçanit. Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvr.arë me ar.më zj.arri në banesën e tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se, Ylber Spahiu e ka ndërmarrë aktin e vetëvr.asjes në kushtë të rënduara psikologjike.

Burimet konfirmojnë se,v.iktima ishte prej disa javësh në gjendje të rënduar psikologjike për shkak se jetonte i vetëm pas bllokimit të kufijve nga frika e përhapjes së koronavirusit pasi mbyllja e kufijve la në greqi gruan dhe dy fëmijët e 48-vjeçarit.

Pas krismave që u dëgjuan në qytet, kanë qënë komshinjtë ata që njoftuan policinë, e cila pas mbërritjes në banesë e gjeti trupin e 48-vjecarit pa shenja jete. Trupi i pajetë u përcoll në mo.rgun e Spitalit Rajonal Berat, ku pas eksperzisës rezultoi se 48-vjecari Ylber Spahiu është vetëvr.arë nga a.rma automatike “kallashnikov”.