E trishtë, prezantuesi i dashur për publiku del pozitiv me C.ovid-19

Koronavirusi Covid-19 vazhdon të përhapet me ritme të shpejta në vende të ndryshme të botës dhe së fundmi ka prekur edhe prezantuesin e njohur amerikan, Andy Cohen.

Lajmin e dha vetë prezantuesi i programit “Watch What Happens Live”.

“Pas disa ditësh vetëkarantinim dhe duke mos u ndier mirë, unë kam rezultuar pozitiv me coronavirus.

Tani do të përqëndrohem të bëhem më mirë. Dua të falënderoj të gjithë profesionistët
mjekësorë, që punojnë pa u lodhur për të gjithë ne dhe i bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten e tyre”, tha prezantuesit.