“E tronditur nga ikja jote”, kush ishte mësuesja që v.diq nga Covid, dedikimi prekës i ish kryebashkiakes



Pas lajmit per ndarjen nga jeta te mësueses nga Prrenjasi, Irena Bajlozi, reagon Miranda Rira, ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, ish deputete në Kuvendin e Shqipërisë.



Rira shprehet e tronditur për vdekjen para kohe të mësueses së saj të muzikës.



“Askush nga ne se mendonte se ky dreq Covid-i, do të merrte nga ne vajzën nga Prrenjasi, intelektualen, artisten me zemër të madhe..!”, shkruan Rira.

POSTIMI I MIRANDA RIRA

E tronditur nga ikja e parakohshme, e mësueses sime të muzikës, Irena Bajlozi😥😥😪😥😭!
Askush nga ne se mendonte se ky dreq Covid-i, do të merrte nga ne vajzën nga Prrenjasi, intelektualen, artisten me zemër të madhe..!
Një jetë të tërë iu përkushtove edukimit të brezave, në Rrajcë, në Prrenjas dhe kudo në zonën tonë! Ke kaluar kaq shumë nxënës në duart e tua😭😭!
Të qoftë dheu i lehtë😔, mësuesja ime e dashur😪😪!
U prehsh në paqen e amëshueshme të Perëndisë..!