E tu.rpshme/ Ndërtoi dy kate tepër në hotelin ku pati vi.ktima më 26 nëntor, ja ç’ndodh sot me pronaren



E rëndë ajo që ndodh në këtë vend. Mësohet se sot Bashkia e Kavajës ka riemëruar në krye të Urbanistikës Dëshira Qaton, pronarja e Vila e Palmës që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që u hetua për pa.sojat tr.agjike të tërmetit.



Dëshira Qato, pronarja e Vila Palmës e shpallur në kërkim që prej 14 dhjetorit të vitit 2019 është rikthyer në detyrë si Shefe e Urbanistikës në bashkinë e Kavajës.



Hotel “Vila Palma” në Golem, një objekt në pronësi të inxhinierit kolaudues Arben Qato dhe shefes së Urbanistikës në Kavajë, Dëshira Qato, u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit, duke lënë nën rrënoja të moshuarin Sadik Qato, babai i pronarit të hotelit.