E turpshme, Kejvina dhe Oriola Marashi bëjnë për spital moderatoren e njohur, çështja përfundon në polici

Tre vajza të njohura të showbizit shqiptar kanë dhuruar një spektakël të papritur, por ndryshe nga ato që shihni në ekran.

Dy ditë më parë në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë, Kejvina Kthellën, Oriola Marashin kanë rra.hur keq Einxhel Shkirën.


Një burim ka treguar për “Iconstyle.al” se vajzat janë zënë keq me Einxhel Shkirën aq sa kanë përfunduar në pë.rleshje fizike dhe ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së kësaj të fundit.
Por pas pë.rleshjes duket se Einxhel nuk e ka lënë me kaq.

Mësohet se Einxhel ka bërë një denoncim në Postën e Policisë në Farkë dhe çështja është duke u shqyrtuar nga organet përkatëse.

Einxheli dhe Kejvina thuhet se janë parë me shenja ngado dhe dyshohet se gjithçka ka filluar pas fitores së Kejvinës në “Dance With Me”.

Dy ditë më parë ajo rrëmbeu kupën e spektaklit dhe dyshohet se Einxhel ka lëshuar disa thumbime ironizuese kundrejt saj.

Pas sherrit Oriola dhe Kejvina janë larguar me makinën e kësaj të fundit, ndërsa Einxhel ka shkuar në polici së bashku me vëllain e saj.

Kjo e fundit është mikeshë me Françeska Jaçen dhe thuhet se më herët Kejvina është zënë me të për shkak të një çante të shtrenjtë.