E tur̄̄pshme, si po tallet Lulzim Basha me anëtarësinë e PD



Udhëzimi i ri i partisë demokratike se si të sillen kandidatët për deputet dhe anëtarësia gjatë muajve të fushatës elektorale, ndërsa ndodhen në terren për të kërkuar votën për këtë subjekt politik, është as më shumë dhe as më pak, veçse një tallje publike që Lulzim Basha dhe strukturat e larta bëjnë me anëtarësinë e kësaj force politike.



Demokratët nuk janë për herë të parë në fushatë dhe këtë e di mirë Lulzim Basha, pasi shumë vite përpara se ai të afrohej në këtë forcë politike, ata i nisen betejat. Madje betejat janë përballuar edhe në kohë të vështira, atëherë kur Luli shijonte të mirat që i jepte Europa dhe vitet e punës larg Shqipërisë. Përpara se ai dhe strukturat drejtuese të mendonin për këtë udhëzim, do të duhej ti kërkon falje demokratëve për shumë gjëra që nuk u bënë në gjithë këto vite, por edhe të vepronin me shpejtësi për të ndezur motorrët e fushatës që të garantonin fitoren e 25 prillit.



Partia demokratike nuk ka pse mbetet peng i askujt, e aq më pak të bëhet qesharake e të tilla udhëzimeve, kur fare mirë strukturat mund të njihinin kandidatët për deputet dhe të shënohej bashkimi i madh që rrëzon qeverinë Rama, e cila prej 8 vitesh drejton pa u lëkundur nga pushteti, e si për ironi, në vitet e fundit e pacënuar fare nga opozita.

Skenaret e udhëzimeve të tillë janë të dala mode dhe boje, e këtë më mirë se askush duhet ta dijë kryetari i PD Basha dhe ata që e këshillojnë të humbë kohë me manovra të tilla. Anëtarësia e PD e di fare mirë se si të kërkojë votën, si të sillet me elektoratin dhe cfarë i duhet realisht opozitës për të maksimalizuar mbështetjen, pa qënë nevoja për të marrë sugjerime e udhëzime nga kryetari i partisë, i cili në gjithë këto vite nuk ka bërë asgjë tjetër vecse ka përçarë për të sunduar.

Faktet po e dëshmojnë më së miri këtë gjë dhe fatkeqësisht Lulzim Basha në cdo lëvizje që bën, dëshmon se mbetet njeriu që më pak se të gjithë e do pushtetin. /ShkodraNews