E turpshme, vajzat shqiptare nuk përmbahen as para kamerës

Një sherr mes vajzash ka ndodhur në episodin e ri të emisionit “Aventurierët” në Top Channel. Dodo akuzoi Xhoin se i ka hedhur diçka në shampo dhe mes tyre nisi sherri.

“Çfarë dreqin është kjo? Mbaji erë! Pse e bëre këtë?”, i thotë Dodo Xhoit. “Pse më thua mua?”, e pyet Xhoi.

“Sepse ti e bëre”, ia kthen Dodo dhe i hedh shampon në fytyrë Xhoit. Siç shihet në video vajzat më pas përplasen me shkulje flokësh dhe goditje.

Lexo edhe: