“E v.r.au policia e Ramës dhe Lleshajt”, pasi doli blof me deklaratën vjen reagimi i ish-deputetes

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ishte ditën e stome në zonën e Astirit në kryeqytet dhe teksa fliste për mediat, u shpreh se njëri prej banorëve kishte ndërruar jetë si pasojë e përplasjeve me policinë.

Por më vonë ky lajm rezultoi i rremë pasi u publikua fotoja e banorit Imallari, i cili ishte shëndoshë e mirë në spitalin e Traumës.

Pak minuta më parë ish-deputetja shprehet se për herë të parë në jetën e saj ndjehet e lumtur që është informuar gabim, pasi Imallari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr kurimin e mëtejshëm.

Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputetja shkruan gjithashtu se e pranon që ishte gabim dhe se duhet të ishte treguar më e kujdesshme, por shton më tej se si nënë dhe si një mikeshë e banorëve nuk mund të rrinte pa reaguar pas gjithë telefonatave që kishte marrë.

Reagimi i plotë:

Per here te pare jam e lumtur, qe me informuan gabim….

Sot e pame se si mundi, investimi, djersa dhe gjaku i banoreve te Unazes se Re, u hodh poshte, u percmua. Sot e pame edhe ndjeshmerine e qeverise, edhe per objektet qe ka bere shpronesimet dhe vlerat qesharake, shume larg vlerave te tregut. Njeriu nuk mund te rrije pa reaguar, madje as pa u perfshire emocionalisht, e sidomos kur ke 1 vit rresht qe qendron me ta, e ne kulmin e perballjes me policine dhe ne nje interviste spontane, e rrethuar nga banore te terrorizuar e dhunuar nga policia. Qan hallet dhe brengat. Sigurisht qe te mbushen syte me lot, kur te marrin ne telefon disa nga banoret dhe te thone qe ka ndodhur gjema, se Mahmuti ka nderruar jete. Fatmiresisht Mahmut Himallari eshte mire me shendet. Paste jeten e gjate qe tju tregoje nipave, mbesave dhe shqiptareve se njeriu ka force te perballoje gjithcka. Mahmuti eshte mire, po merr kurimin e duhur! Per here te pare jam e lumtur qe me informuan gabim. E pranoj qe duhet te isha treguar me e kujdesshme, por si nene, grua dhe nje mikesha e banoreve nuk mund te rrija e heshtur pas atyre telefonatave. Nuk po justifikoj gabimin tim, por po ndaj lajmin qe z. Mahmut Himallari eshte mire. I uroj sherim te shpejte dhe durim per te perballuar gjemen, qe tashme eshte e gjithe shqiptareve.