E vërteta t.r.onditëse që fshihet pas lajmit për makinën e kryebashkiakut socialist

“D j egia e makinës së Kryetarit të Bashkisë së Vlorës është tregues i shtetit të Edi Ramës të bërë njësh me k r imin, ku pushteti i takon b andave dhe jo ligjit”. Kete arsye jep ish deputeti i PD Flamur Noka ne nje deklarate per mediat, ku ka reaguar per ngjarjen e ndodhur sot ne Vlore.

“Në Vlorë po vepron k rimi i organizuar që Edi Rama i ka dhënë pushtet, për arsyen e vetme se është k rimi i organizuar që financon fushatën e Partisë Socialiste dhe që e ndihmon Edi Ramën të blejë vota e të vjedhë zgjedhjet. Tani, k rimi kërkon akoma më shumë zgjerim, kërkon të blejë pasuri të patundshme, të pastrojë paratë e pista dhe nuk ndalet përpara asgjëje.

Paprekshmëria e k rimit të organizuar dhe fuqizimi i tij gjatë qeverisjes së Edi Ramës është arsyeja pse në Vlorë kanë dhënë dorëheqjen 9 drejtorë për çështjen e pronave. Vetëm tre muajt e fundit kanë dhënë dorëheqjen, njëri pas tjetrit, 3 drejtorë kadastre, por Edi Rama ua fsheh të vertetën shqiptarëve.

E vërteta është se kjo është një luftë mes b andave. Është një b andë e k rimit të organizuar për të g llabëruar toka në bregdetin e Jalit, kundër bandës së qeverisë, që po e g rabit atë me klientët e Edi Ramës, të cilëve u jep statusin e investitorit strategjik për të grabitur dhe betonizuar Rivierën shqiptare”, tha Noka.