E veshur në të zeza, zëri i saj p.ushton sallën. Luiza Xhuvani rikthehet në skenë pasi humbi bashkëshortin (ja fotot)

E veshur në të zeza, Luiza Xhuvani ecën drejt skenës, me sharmin e pacenuar, ndez një qiri, sepse siç poeti i njohur Moëlana Jalaluddin Rumi thotë: “Edhe i vdekuri ngjallet nga dashuria”.

Kësaj tryeze shpirtërore, siç janë vetë vargjet e poetit, i bashkohet aktori Ndriçim Xhepa me të riun Kristian Koroveshi, për t’i folur publikut, atij që ka veshë të dëgjojë:

“Ç’është më e rëndësishme se dashuria?”. “Mbrëmë i pëshpërita një ylli”, që mban dhe titullin e një prej veprave më të njohura të Rumit, bën që aktori e regjisori i ri të prekë ëndrrën e të interpretojë së bashku me dy ikonat e filmit e të teatrit.

Zëri i Luizës pushton sallën, vargjet që duken gati të bëra për të, bien me kaq peshë, duke i ftuar të gjithë të dëgjojnë zërin e dashurisë tek rrëfen… “Kush është shpirti? Fëmija që është në djep, është fëmija ynë”. Vështirë që poezia të ketë trokitur kaq fort tjetër herë… “Kjo ishte si një bulëz poetike për të pasur një lloj hapjeje shpirtërore”, rrëfen Xhepa pas shfaqjes, pasi ai ia njeh mirë fuqitë e fshehta poezisë. Aktori gjatë interpretimit, krejtësisht i përfshirë nga vargjet e poetit, tregon përshtypjet nga leximi i parë i këtij autori. “Jam befasuar me vargun e tij, me strukturën që ka dhe mënyrën se si u drejtohet elementëve njerëzorë, jetës dhe dashurisë./panorama