Edhe ajo me tumane si Edi, Linda Rama ikën nga Shqipëria në ditët më të këqija të burrit

Teksa bashkëshorti i saj ndodhet në ditë jo të mira për shkak të rolit që ka si drejtues i vendit dhe situatës politike që ka përfshirë partitë, Linda Rama ka ikur në Londër pasi këto ditë ka një detyrë për të bërë.

Linda Rama mësohet se do të jetë folësja kryesore në Samitin Global të Gruas në datat 13-14 korrik.

Lajmin e ka bërë me dije, kryetarja e kësaj shoqate, Mirela Sula.

“Është zyrtare, Linda Rama, gruaja e kryeministrit të Shqipërisë do të jetë folësja jonë kryesore në Samitin Global të Gruas në Londër – Bashkohu me ne në 13-14 korrik”, shkruan Sula, krahas fotos me zonjën Rama./ShkodraNews