Edhe ambasadorët ndezin motorrët, pas Yuri Kim në Shkodër zbarkon ambasadori britanik…mesazhe politikës



Mesazhet që po i përcillen politikës shqiptare nga ambasadorët e akredituar në vendin tonë janë intensifikuar muajt dhe javët e fundit. Shkodra është një prej qyteteve ku ata zgjedhin të dërgojnë sinjale të qarta në Tiranën zyrtare, atje ku merren vendimet kryesore, e ku luhen gurët e fundit të shahut. Pas diplomates amerikane, ishte ambasadori Britanik ai që foli për zgjedhjet e 25 prillit 2021, për zhvillimet në tryezën politike të reformës zgjedhore, si dhe për k.rimin e organizuar, atë që ndër vite ka ndikuar jo pak në jetën publike e politike, duke ndërvepruar për të diktuar edhe rezultatet e zgjedhjeve. Sic duket këto mesazhe që tashmë po jepen herë të koduara e herë më të drejtëpërdrejta janë një sinjal i qartë se diplomatët e huaj jo vetëm kanë informacione, por edhe po monitorojnë me vemendje cdo sjellje të vetë klasës politike dhe aktorëve kryesore që kanë në duar vendimarrje të rëndësishme. Tashmë ata janë jo vetëm të mirëinformuar për cfarë ndodh në territor, por duan njëkohësisht të këpusin këto tentakula që mund të jenë një rrezik i madh për demokracinë dhe vetë të ardhmen integruese të Shqipërisë. Nëse deri më sot ambasadorët kanë folur por më pas e kanë quajtur cdo veprim tjetër pjesë të vendimarrjes së brendshme të Shqipërisë, këtë herë ato kanë shkuar më tej, duke i treguar liderve politik, se përmes këtyre vendimeve kanë në duar fatin e tyre. Me afrimin e zgjedhjeve situata sa vjen dhe bëhet më interesante dhe diplomatët kanë nisur të ndezin motorrët e tyre.