“Edhe Enveri të ngrihet nga va.rri…”. Zbulohet ç’iu thoshte Rama deputetëve: Dy metra tokë iu kam marrë….

Deputeti Lefter Maliqi ka shp.ërthyer nga Parlamenti duke e quajtur në shkelje të Kushtetutës lëvizjen e radhës që ka bërë mazhoranca, që synon të cilësojë si nul vendimin e Metës për të dekretuar si anëtare të Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllarin.

Maliqi iu bëri thirrje dhe deputetëve të opozitës së re që të distancohen nga Rama, i cili po synon që të kapë të gjitha institucionet. Deputeti u shpreh më tej se vendi mund të dalë nga kjo krizë e zgjatur politike vetëm përmes një revolucioni demokratik, ku të bashkohen të gjitha grupet opozitare.

“Me ligj dhe me Kushtetutë thuhet që tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga presidenti dhe 3 nga Kuvendi, ky është shoë i radhës që po bën kjo mazhorancë. Lartmadhënia nuk mund të gënjejë popullin për gjithë jetën, tha që edhe Enveri të ngrihej shtëpitë nuk do të prisheshin, dhe çfarë po ndodh sot me banorët e Astirit?

Ju donit babëzinë vetëm, nëse jeni të ndershëm mos vazhdoni të rrini këtu, dhe mos iu shërbeni këtyre, këta thonë që nuk pyesin as për dekret dhe as për ligj (iu drejtohet deputetëve të opozitës). Unë jam për Unazën e Re, po dëmshpërblimet e banorëve? Kryetar komune kam qenë unë, dhe i kam dëmshpërblyer njerëzit dhe për dy metra tokë që iu kam marrë”, u shpreh Maliqi.