Edhe një herë/ Meta nuk i ndahet Komisionit të Venecias, bëhet me specialisten gjermane dhe…

Tashmë është koha për zbatimin e rekomandimeve të Komisioni të Venecias. Ka qenë ky mesazhi që ka nënvizuar Presidenti Ilir Meta, teksa ka shpërndarë një intervistë të Deutsche Ëelle me profesore Angelika Nußberger, anëtare gjermane e Komisionit të Venecias, Meta shkruan se ‘Venecia’ do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME!

Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT të REKOMANDIMEVE të Komisionit të Venecias, përmes BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT dhe KONSTRUKTIV.

Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare.

Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor. 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Meta.