Edi Paloka: Ju tregoj “dashnorin” e Edi Rames



Edi Paloka thotë se kryeministri Edi Rama është “dashnori politik” i presidentit serb Aleksandër Vuçiç.



Nënkryetari i Partisë Demokratike mendon se futja e Cakajt dhe Shahinit nuk ishte për të afruar dhe integruar më shumë shqiptarët e Kosovës por për të përçarë vendin.



Ai thotë se Rama me këtë lëvizje donte të ndante Kosovën dhe t’ja jepte Serbisë.

Ja postimi i plotë:

Shoh që vazhdojnë reagimet ndaj ish- ministres së arsimit që u largua ditën e fillimit të shkollës, për deklaratën e saj se qenka sulmuar nga opozita për shkak të dialektit! Lodheni kot duke dhënë argumenta për të kundërtën. Ajo ishte që ditën e parë në shërbim të shefit të saj Rama, dashnorit politik te Vuçiçit…

Une kam bërë një status kohë më parë për të dy përsonazhet nga Kosova që Rama i futi në qeveri duke marrë rolin gjoja si “luftëtar i bashkimit” po në fakt me qëllim krejt të kundërt. Këta dy personazhe do përdoreshin pikërisht për të nxitur perçarjen dhe mundësisht urrejtje midis shqiptarëve këtëj dhe andej kufirit.

E përdori këtë strategji UDB-ja menjëherë pas daljes së Shqipërisë nga izolimi duke lëshuar këtej bashkë me qytetarët e ndershëm e patriotë të Kosovës dhe agjentë shqipfolës që kishin vetëm një detyrë; me aktet e tyre, të ngjallnin urrejtjen e shqiptarëve të Shqipërisë për ata të Kosovës.

Asgje më shumë nuk beri dashnori politik i Vuçiçit me Shahinin e Cakën. E këtu nuk kam marrë për bazë akuzat që erdhën nga Kosova për lidhjet direkte të familjes se saj me UDB, por veprimet e dy ministrave të Ramës që ai kujdesej vetë të kujtonte se janë nga Kosova, sa herë ata bënin ndonjë zullum…

Edhe deklarata e fundit e Shahinit se gjoja atë e sulmonin se ishte kosovare, është vetëm në sherbim të këtij misioni.

Siç dështoi UDB në ‘90, ashtu do dështojë dhe tani me sherbëtorët e fundit që u përpoqën boll po nuk arritën të ndajnë Kosovën e nuk do arrijnë kurrë të armiqësojnë shqiptarët mes njeri – tjetrit.