Edi Rama jep paralajmërimin e fortë, ja çfarë u ndodh shqiptarëve nga 1 Janari…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit që pati me qytetarët për programin e bashkëqeverisjes është ndalur te problemet dhe sorollatjet që ato hasin kur drejtohen  për një shërbim tek institucionet shtetërore.

Shefi i qeverisë tha se në shumë institucione do të ketë shërbim on-line dhe kjo pritet të zbatohet duke nisur që nga muaji janar. Një nga qytetarët iu ankua drejtpërdrejt  kryeministrit se në gjykata e vendit nuk mund të gjejnë zgjidhje për hallin që kanë.

“Më e mira e të mirave, do të ishte që të gjithë institucionet të reagonin në këtë formë, por kjo nuk ka ndodhur vite e vite, janë përmirësuar shumë gjëra, por ka ende probleme. Nuk do të ketë më radhë, për të mos pasur situata pritjeje dhe zvarritje dhe për të krijuar mundësinë që çdokush që kërkon një shërbim, në çdo institucion që jep shërbime për publikun. Me këtë sistem që unë shpresoj që ta nisim nga 1 janari, çdo institucion shtetëror do jetë i detyruar të plotësojë të gjitha dokumentet që përmban një dosje, për të aplikuar psh për një licencë. Shteti nuk do të thotë më të mungon kjo apo ajo.

Vetë institucionet do t’i mbledhin për interes të qytetarit dhe biznesit. Njerëzit shkojnë në radhë për të aplikuar për të regjistruar biznesin, këtë do ta heqim dhe do të behët on-line. Do të ketë një afat dhe kur nuk zbatohet afati do të mbajnë përgjegjësi dhe do të ndëshkohen përgjegjësit. Kjo do të lehtësojë shumë njerëzit në procesin e aplikime dhe kërkesave për të marrë një shërbim”.