‘Edi Rama nuk e mbyll mandatin, vitin tjetër do…’

Gazetari dhe analisti i njohur Erl Murati, teksa foli sonte në emisionin “Opinion” lidhur me situatën aktuale politike, u shpreh se, me numrat që ka Edi Rama në Parlament mund të ndryshojë dhe kushtetutën.

“Ishte një protestë pozitive, nuk kishte akte dhune. Sa i përket qëndrimit politik të dy palëve, po e mbajnë në nivele maksimale. Parashikoj që kjo krizë të jetë shumë e gjatë dhe të futen dhe politikanë të lartë ndërkombëtarë. Dialogu hë për hë është i pamundur. Edhe eurodeputetët kanë tentuar të bëjnë një marrëveshje. Nuk besoj që opozita mund të emërohet. Kjo mund të jetë një patericë afatshkurtër po nuk besoj ta mbyllë mandatin. Unë besoj që do jetë një zgjidhje e mesme, por jo brenda këtij viti”, deklaroi Murati.