Edi Rama porosi të prerë ministrave e deputetëve: Të mos dalë askush në asnjë studio TV me…

Kreu i qeverisë mësohet se i ka porositur të gjithë deputetët dhe ministrat e tij që të mos dalin në asnjë studio televizive me ish-deputetët të opozitës.

Sipas News 24, në këtë porosi Rama është shprehur ndër të tjera se: Ata janë një grusht politikanësh pa norma. Për sharjet dhe shpifjet e tyre ata nuk kanë nevojë për ne. Askush të mos të dalë më në asnjë studio TV me të ikurit, ata nuk janë më pala tjetër e parlamentit. Ata meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre”.