“Eh sikur të vinte edhe njëherë Fatos Nano, ai ishte burrë, jo Rama”, reagon urgjent ish-ministri



Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj teksa ka kujtuar bashkëpunimin e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano, tregon përplasjet e shumta sipas tij, duke marrë parasysh që ai vinte nga një profil i ngjashëm edhe vetë.



Megjithatë pavarësisht zënkave dhe përplasjeve, ish-ministri ka shpjeguar sesa i qetë ndehej me të, pasi e dinte vizionin e Nanos lidhur me projektet që kishin marrë përsipër.



“Për mua Nano kishte vizion të qartë për atë që do të bëhej, e dyta kishte delegim nuk ndërhynte, e treta kishte respekt për shkresën ndoshta dhe nga përvoja e hidhur që kishte kaluar.

Mbi të gjitha kur punoja me kryeministrin e dija se nuk kisha pas shpine diçka tjetër. Kisha atë ballë për ballë me të gjitha qëndrimet e mundshme.

Mund të bëje debat, mund të thoshe se unë po iki dhe zgjidh një tjetër, mund të ndodhte gjithçka por ajo mbetej brenda asaj zyre.

Edhe nëse ndodhte një debat ishte i pari Nano që merrte në telefon dhe kërkinte që palët të qetësoheshin.

Nano kishte një avantazh, sepse kishte akses në gjuhët e huaja. Ishte i vështirë në atë që synonte,”-tha ai.

Malaj është shprehur ndërkohë se kreu i qeverisë Edi Rama i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm Partisë Socialiste pasi sipas tij bëri krushqi politike me njerëzit që kanë pasur lidhje me botën e krimit.

“Për fat të mirë nuk kam qenë në rrethin e ngushtë të tij. Kemi qenë në mënyrë simetrike të baraslarguar nga njëri tjetri.

Çfarë është kjo? Kjo është cënim i qeverisjes së një vendi. Kjo mënyrë mentaliteti, do të prodhonte, krizë, dhe ne jemi në krizë,”-tha Malaj.

Intervisten Malaj e ka dhene per “Ekopolitikë”, ndersa duke iu referuar shkrimit te publikuar nga disa media me titull “Eh sikur të vinte edhe njëherë Fatos Nano, ai ishte burrë, jo Rama”, Arben Malaj ka reaguar ne rrjetet sociale duke shkruar:

“Titulli eshte I gazetes, ndersa vertetesia e paraqitjes se intervistes meriton respekt mirenjohes. Cdo lexues ka te drejten ti vendos titullin qe ai vlereson. Fundjave te mbare!”