“Ej Rudina ca i vure zemres sot ne vend te ndjenjave kur fole?”

Gazetari Dritan Laci ka reaguar pas intervistes se dhene ne media nje dite me pare te koleges se tij Rudina Xhunga kur foli per situaten e krijuar tek Unaza e re.

Ja cfare shkruan ai:

Lexova pak me pare ne portal, se nuk pata mundesi ta ndiqja live intervisten e gazetares Rudina Xhunga ne News 24, e cila tekstualisht thoshte “Policia po bën punën e saj dhe po e bën me gaz lotsjellës jo me plumba. PD nuk duhet ti kundërvihet policisë. Unë nuk përfaqësoj policinë. Unë e dua atë unazë. Përtej politikës më duhet unazës dhe përtej politizimit që po i bëhet situatës.

I gjithë brezi i dytë pothuajse është larguar, është vetëm brezi i parë. Kanë uzurpuar një tokë, nuk janë në tokën e tyre. Është një moment që duhet dalë pak më tej. Në Astir hyn dhe kjo pjesa që ka njerëz që kanë probleme. Unë jam kundër faktit që shteti është arrogant me të dobëtin dhe me të pasurin nuk mundet. Nuk jam për pyetjen i dobëti dhe i forti, por a jemi për shtet ligjor apo për shtet të fortë? Ata kanë zaptuar tokë”, Sigurisht eshte per te ardhur keq se si nje gazetare deligjitimohet dhe percudnonet ne mendime te tilla. E vetmja e vertete, Rudina eshte qe ti je vendalinje dem baba dem kurse ata jane uzurpues. E vetmja e vertete Rudina eshte qe lotet qe ti derdh ne emisione vlejne me shume se emocionet e loteve te atyre femijeve, nenave, baballareve, te moshuarve. Po Rudina eshte e vertete lotet e tu kushtojne kurse ata nuk i meritojne lotet. Sepse ti Rudina ke pushtet mediatik kurse ata jo. Sepse ti Rudina ke ku te ankohesh kurse ata jo. Sepse ti Rudina sonte do shkosh te perqafosh femijen tend ne strehen tende te ngrohte kurse ata prinder nuk e dine ku i kane shperndare femijet sot. Ej Rudina ca i vure zemres sot ne vend te ndjenjave kur fole.

Ti flet per shtet dhe nuk thua asnje fjale per kete shtetin qe barbarisht po dh unon qytetarin. Uroj te mos kesh pasur hall te madh Rudina qe dole e fole pikerisht keshtu sot. Perqafoje fort femijen tend sot kur te shkosh ne shtepi dhe tregoju perralla me b arbare dhe femije b arbaresh qe zaptojne toka.