Ek.zekutimi i Hekuran Billës, prokuroria bën zbardhjen, ja lëvizjet e bu.jshme të vr.as.ësve

Zbardhen lëvizjet e atentatorëve të Hekuran Billës. Ditën e ngjarjes lëvizjet e automjeteve të dyshuara si të përdorura në krim janë fiksuar nga kamera të ndryshme sigurie në dy zona në Tiranës, në Astir dhe pranë vendit të ngjarjes.

Mesditën e 11 qershorit, mjeti “Smart”, që ishte marrë me qira në Shkodër nga Viktor Marku, i arrestuar si i dyshuar për vr.asj.en, është regjistruar duke lëvizur pranë një supermarketi në zonën e Astirit në kryeqytet.

Prej tij ka zbritur një person i veshur me të zeza, i njëjti që pak çaste më vonë duket të dalë nga një mjet “Mercedes Benz”. Sipas dosjes së prokurorisë, në mbrëmje, në orën 21:15 në të njëjtin vend është fiksuar në lëvizje “Nissan Micra”, që ka qenë në përdorim nga Sebastian Mali, nipi i Viktor Markut, po ashtu i arr.estuar për ngjarjen.

Tre minuta pas tij aktivizohet mjeti “Mercedes” dhe të dy drejtohen nga Unaza e Re, raporton a2. Në orën 21:22 minuta dy mjetet shfaqen në pamjet e një kamere sigurie tek mbikalimi pranë Kopshtit Zoologji, me drejtin për nga qendra tregtare ku ndodhi vr.as.ja.

Nga regjistrimet filmike rezulton se mjeti “Mercedes” është parkuar në rrugën “Prokop Mima”, ndërsa mjeti “Nissan Micra” ka bërë ecejake për gati 20 minuta nëpër rrugicat e zonës. Në disa momente ai ka qëndruar në pika ku mbante në vëzhgim hyrjen e qendrës tregtare.

Makina “BMË” e viktimës Hekuran Billa ka mbërritur tek qendra tregtare në orën 21:44 dhe vetëm një minutë me vonë është parë të lëvizë mjeti “Mercedes”. Automjeti i autorëve dhe ka qenë krah “BMË”-së së Hekuran Billës në orën 21:47 minuta dhe fill pas breshërive automatike në drejtim të tij, është larguar me shpejtësi drejt Unazës së Re.