Ekipi i Vllaznisë huazon 2 lojtarë tek një ekip tjetër

Mungesa e hapësirave në formacion ka bërë që klubi Vllaznia të huazojë drejt një ekipi tjetër dy lojtarë të saj. Bëhet fjalë për dy lojtarët e rinj Brendon Smajli dhe Sinisha Rajçeviq.

Këto dy lojtarë do të huazohen tek ekipi i Veleçikut deri në fund të këtij sezoni. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga vetë ekipi shkodran në faqen zyrtare në “facebook”.

“KF Vllaznia bën të ditur se dy prej futbollistëve që kanë qenë në organikën e ekipit të parë, pikërisht mbrojtësi Brendon Smajli dhe mesfushori Sinisha Rajçeviq, janë huazuar deri në fundin e këtij sezoni tek KF Veleçiku. Nisur nga mungesa e hapësira për të luajtur me ekipin tonë, në bashkëpunim edhe me stafin teknik por edhe me dëshirën e vetë lojtarëve, është parë e arsyeshme që ato të kalojnë tek skuadra koplikase ku do të kenë më shumë minuta lojë dhe kjo padyshim që do të ndihmojë në rritjen e tyre sportive, për t’u rikthyer në një nivel më të lartë sezonin tjetër sërish tek Vllaznia. KF Vllaznia iu uron suksese Smajlit dhe Rajçeviq me ekipin e tyre të ri.” – shkruhet në faqën zyrtare të klubit Vllaznia. /ShkodraNews