Ekipi luan ndeshjen e sezonit, ja deklarata befasuese e trajnerit

Këtë të shtunë, Veleçiku i Koplikut luan ndeshjen e fundit të sezonit, por padiskutim më të rëndësishmen. Në rast humbje në transfertë ndaj Shënkollit, koplikasit duhet të luajnë në play-out me ekipin e vendit të dytë nga grupi B i Kategorisë së Dytë.

Por, nga ana tjetër ekipi i drejtuar nga Besnik Duli ka në favor dy rezultatet e tjera, natyrisht fitoren por edhe barazimin. Pra i mjafton edhe 1 pikë në përballjen ndaj Shënkollit që të sigurojë përfundimisht qëndrimin në Kategorinë e Parë.

Por trajneri i kësaj skuadre, Besnik Duli ka “frikë” se skuadra e tij mund të marrë pikë ndaj Shënkollit. E kjo ka të bëjë pikërisht me fushën e vështirë të kundërshtarit. “Mendoj se Veleçiku tashmë është në play- out, sepse e dimë se çfarë fushe është ajo e Shënkollit dhe aty nuk mund të marrësh pikë lehtë, por kjo është Shqipëria. Gjithsesi, ne do të mundohemi për të marrë pikë, por do të jetë shumë e vështirë. Ky ishte fati ynë i keq dhe duhet të mendojmë për vazhdimësinë”- ka thënë trajneri Duli. /ShkodraNews