Ekskluzive/ Burimet: Basha djeg përfundimisht Voltanën, ja arsyet

Lulzim Basha ka vendosur te “djege” alternativen e Voltana Ademit per te rikandiduar per nje mandat te dyte ne bashkine Shkoder, ne rast te hyrjes ne zgjedhje te opozites.

Burime nga selia blu bejne me dije se ne nje analize paraprake qe ka nisur selia blu mbi performancen e 61 bashkive dhe specifikisht te 15 prej te cilave drejton partia demokratike dhe aleatet, Shkodra eshte renditur negativisht.

Ne krye te pakenaqesive renditet roli i kryebashkiakes, sjellja e saj me qytetaret dhe orientimi i investimeve ne 4 vite. Basha mesohet te jete shprehur me kryesine se ato kryebashkiake qe ne mandatin e tyre 4 vjecar nuk kane qene prane qytetareve si dhe kane patur konflikte te vazhdueshme me anetaresine, apo qe kane krijuar perplasje me kete te fundit, nuk do te jene pjese e listes se rikandidimit.

Burimet sqarojne se ai ka permendur ne disa raste bashkine e Shkodres mbi politikat qe ka ndjekur drejtuesja e saj, duke mos anashkaluar faktin se atij i kane shkuar jo pak sinjalizime nga vete demokratet per punen e dobet dhe dyert e mbyllura te Ademit. Basha ka shtuar se nuk mund te perserisim te njejtat gabime qe jane bere ne te shkuaren e qe kane qene kosto per kete parti dhe lidershipin e saj.

Gjithashtu ne mbledhjen e fundit me kryetaret e bashkive per protestat qe do te organizohen, Basha ka falenderuar degen e PD Shkoder per angazhimin por duke mos shperfillur fare kryetaren e bashkise qe ne 4 vite anashkaloi dhe shperfilli shume urdhera te vete Bashes. Duket se edhe vete Ademi e ka mesuar se po i vjen fundi dhe daljet fasade po i perdor tashme si trampoline. /ShkodraNews