Ekskluzive/ Harrojini deklaratat bombastike, opozita po bëhet gati të futet në zgjedhje

Ndërsa janë ngritur shumë pikëpyetje mbi mbajtjen apo jo të zgjedhjeve vendore në 30 qershor, datë e dekretuar nga presidenti, mësohet se vetë institucione që duhet të garantojnë mbarëvajtjen e tyre po punojnë pa u ndalur, ashtu si edhe partitë politike, përfshire edhe ato të opozitës.

Shkodranews ka zbuluar dokumentin e fundit, ku komisioni qëndror i zgjedhjeve ka hapur tenderin për “Prodhim fletë votimi dhe maska (shabllone) për votuesit e verbër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2019”, me një fond limit prej 81 milion e 016 mije e 850 lekë pa TVSH, ose thënë ndryshe mbi 810 milion lekë të vjetra.
Por duket se pas KQZ-së nuk janë pas as partitë politike.

Të njëjta burime bëjnë me dije se në prill edhe opozita do të shpejtojë të kryejë regjistrimet, ndërsa një pjesë e kandidateve që e kanë të konfirmuar rikandidimin nga Lulzim Basha, po bëhen gati të fillojnë fushatën.

Gjithashtu kryetarët e degeve lokale dhe ish deputetet janë porositur të kenë kujdes në deklarime, pasi artikulimi politik mund të ndryshojë dhe me gjasa brenda një kohe të shkurtër do të hidhet teza publike për të hyrë në zgjedhje.

Oferta e Edi Ramës ndaj Bashës për të fituar qoftë edhe një bashki të vetme më shumë, me qëllim që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më shumë sesa një fraze politike e mazhorancës, duket se është një gur i dhënë në duar nga ndërkombëtarët.

Këto të fundit në artikulimet e tyre publike nuk kanë bërë hapa pas, duke dënuar veprimet ekstreme të opozitës dhe me një strategji të vogël, cdo gjë mund të ndryshojë sa hap dhe mbyll sytë dhe palët të masin forcat në 30 qershor.

Tashmë ujrat janë nisur të rrjedhin edhe më fort dhe nuk do të jetë aspak e lehtë për ta ndryshuar kursin, por kur në lojë hyjnë ndërkombëtarët, rregullat ndryshojnë me apo pa hir./ShkodraNews