EKSKLUZIVE/ Ja kur PD publikon emrin e kryebashkiakuat tjetër kr.iminel të PS-së

Ishte parashikuar qe java te niste me nje tjeter denoncim te forte te opozites ndaj nje kryebashkiaku tjeter socialist me te shkuar te erret. Por gjithcka u shty per te marten, pasi komisioni parlamentar ndaj presidentit dhe perkujtimi i kryengritjes se Postribes, ja ndryshuan axhenden partise demokratike. Megjithate te pyetur nga shkodraneës, drejtues te zyres se shtypit ne PD kane pranuar se komunikimi eshte shtyre me vetem nje dite, pasi te marten paradreke do te kete nje deklarate per shtyp, ku me sa duket ne fokus nuk do te jete vetem kryetari i bashkise Vau Dejes Mark Babani, por edhe disa keshilltare bashkiak ne Shkoder, qe PD thote se ka verifikuar te shkuaren e tyre dhe preken nga ligji dekriminalizimit. Ndaj Babanit, sipas dosjes se siguruar nga opozita jane 3 akuza qe bien mbi te, por nuk behen me shume detaje. SHN nga te njejtat burime ka mesuar se lidhur me keshilltaret jane 3 emra qe rezultojne me probleme, por lista po rishihet e plote e po kryhen te gjitha verifikimet. Skandalet e njepasnjeshme qe po dalin ne drite po i japin nje goditje te forte mazhorances qe nga e gjitha kjo mund te pesoje rrezim te parakohshem, pa arritur te mbylle mandatin e saj te dyte. Vete fjalet e hedhura deri me tani nuk jane komentuar nga kryebashkiaku ne detyre Babani dhe as nga stafi i tij, si ne rastin e te dorehequrit Valdrin Pjetri./ShkodraNeës