EKSKLUZIVE/ PD, bllof me Mark Babanin?! Kryebashkiakun e Vaut të Dejës e ‘shpëton’ ky detaj i fortë

Ndryshe nga rasti Pjetri dhe Kajmaku, demokratet mund te rrezikojne te dalin bllof me rastin e kryetarit te bashkise Vau Dejes Mark Babani. Nje burim i tha shkodraneës se ndryshe nga dy rastet e meparshme, Babani nuk ka shenja gishterinjsh dhe kjo i ka ngritur nje pikepyetje te madhe nga pas kesaj kauze te radhes se opozites. Ne disponojme disa dokumenta te ndryshimit te gjeneraliteteve dhe ditelindjes, gjithashtu kemi kerkuar per me shume se 1 muaj ne jug te Italise te dhena konkrete, por nuk jemi ne kufinjte e te njejtit material si per Valdrin Pjetrin shton burimi ne fjale ne seline e partise demokratike. Megjithate ata jane te bindur se duke i shkuar deri ne fund kesaj ceshtje te nisur do ta vertetojne faktin se shtetasi Mark Babani ka qene i denuar. Pikepyetje megjithate ngre forma se si ky rast eshte trajtuar nga PD, vetem me nje deklarate te shperndare per mediat, pa folur askush tjeter e nje dite me pas kur vete Babani i sfidoi, mbizoteron heshtja. Per sa kohe qe opozita kete here ne deklarate doli me fjalen “ka dyshime”, mund te jete ky nje moment i mire per te kuptuar shumeçka mbi kete beteje te nisur. Te gjitheve u mbetet te presin dhe koha mund te jete deshmitarja me e mire se kush ka te drejte ne gjithe kete, opozita apo Babani. Nese kryetari i bashkise Vau Dejes del i denuar atehere kjo goditje e trete per Edi Ramen, qe deri me tani nuk ka thene asnje gjysem fjale, mund te rezultoje fatale qofte ne aspektin politik te brendshem por edhe ne arenen nderkombetare.