EKSKLUZIVE/ PD i nxori provat si kri.minel, Rama çudit me veprimin ek.strem për kryebashkiakun e Vaut të Dejës

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur te mos kete asnje komunikim me kryebashkiakun e Vau Dejes Mark Babani, menjehere pasi partia demokratike kerkoi verifikim per te shkuaren e tij gjate viteve te para te demokracise ne Itali. Burime per shkodranews bejne me dije se Rama ka kerkuar qe te marre fund mbajtja e pergjegjesise nga partia dhe secili te pergjigjet per veprimet e tij. Por ndryshe nga sa u veprua per Valdrin Pjetrin burimet thone se per Mark Babanin nuk do te kete perjashtim menjehere nga partia, por do te pritet. Kryesocialisti ka kerkuar qe grupi i punes te verifikoje ne kete drejtim me shpejtesi. Nga ana tjeter ne partine demokratike thone se disponojne dokumenta dhe fakte konkrete qe do ti bejne publike ne ditet ne vijim mbi denimet dhe te shkuaren e erret te Babanit. Selia blu eshte e bindur se Babani jo vetem qe ka denime ne Itali e Maqedoni, por ai ka genjyer per shume informacione ne formularin e dekriminalizimit cka e ben ate te prekshem nga ligji ne forme te drejteperdrejte. Sipas te njejtave burime dokumentacioni qe ka siguruar selia blu, dokumente qe do te behen publike ne disa konferenca per shtyp te njepasnjeshme, Babani jo vetem faktohet per keto denime, por edhe arsyet perse ka nderruar emrin, shenjat e gishterinjte qe ka dhene dhe cila eshte rruga qe ka ndjekur per te levizur ne Europe pa u prekur nga keto pengesa ligjore. Pd shprehet e bindur se fundi i tij do te jete i njejte me ate te Valdrin Pjetrit./ShkodraNews