Ekskluzive/ Pesë kandidatët për të marrë drejtimin e Spitalit Rajonal Shkodër

Mjeku kirurg Besmir Grizhja, Neurologu Genc Nurja, Shkëlzen Sylgjekaj, Lush Marku dhe Senad Halluni janë emrat favorit për te marre drejtimin e spitalit rajonal Shkodër, duke zëvendësuar ne këtë detyre Teuta Rrjollin e shkarkuar.

Këto emra mësohet se janë me te lakuarit ne tryezën e ministres Ogerta Manastirliu, thonë burime për shkodranews.

Megjithatë nuk përjashtohen as surprizat duke patur parasysh faktin se lufta sa vjen dhe behet me e forte ne radhët e PS dhe kur pakënaqësitë sa vijnë dhe shtohen.

Disa prej mjekeve te njohur te qytetit e kane refuzuar këtë detyre duke mos pranuar per shkak te reformave te ministrisë dhe largimeve e emërimeve te vazhdueshme qe nuk kane sjelle asnjë qëndrueshmëri ne spital.

Nga marrja e mandatit te pare te qeverise Rama e deri me sot, ne 6 vite janë ndërruar 7 titullarë, duke treguar se spitali mbetet një nga institucionet me te dobëta.

Mbetet te shihet se cili do te jete drejtuesi i radhës dhe sa do te ketë jetëgjatësinë në këtë karrige qe mbart jo pak probleme.