Ekskluzive/ Pritet “prerje” kokash, detaje nga mbledhja që thirri Rama të hënën për Shkodrën. Frenat i merr në dorë…

Edi Rama do te marre vete ne dore frenat per Shkodren, pas perplasjeve te brendshme ne kete parti ne Shkoder.

Burime nga PS bejne me dije se vete Rama do te zhvilloje te henen mbledhjen per kete ceshtje ne qytetin e Shkodres me te deleguarit, deputetet dhe strukturat drejtuese.

Sic duket shefi i qeverise do ti jap fund makinacioneve qe po bejne deputetet me keto emerime, ku secili kerkon te fitoje terren dhe pushtet, prandaj do te vendose vete per emrat e rinj. Te njejtat burime saktesojne se mbledhja e te henes ne Shkoder do te shoqerohet me nje analize te thelle e te detajuar qofte mbi emerimet e reja por edhe gjendjen ne teresi ne kete qark mbi riorganizimin e partise, investimet publike dhe ngercin me bashkine, ku detyren e mban ende demokratja Voltana Ademi.

Me shume gjasa ne kete mbledhje pritet qe pervec debateve e akuzave te mos mungoje edhe ndonje “p rerje” tjeter k okash, pasi te PS kohet e fundit kjo po kthehet ne trend./ShkodraNews