EKSKLUZIVE: U tha se do largohej në mes të muajit, flet lojtari i Vllaznisë

Ditën e djeshme në shtypin e shkruar qarkulloi lajmi se sulmuesi brazilian Silvio Junior do të largohej nga Vllaznia në mes të këtij muaji. Çka do të thoshte se ai nuk do të ishte pjesë e skuadrës për dy sfidat e fundit të sezonit, atë ndaj Erzenit për kampionat dhe finalen ndaj Bylisit.

Por, duket se diçka e tillë nuk është e vërtetë, të paktën për sfidën e fundit të kampionatit. Kjo pasi vetë sulmuesi brazilian ka konfirmuar se do të respektojë kontratën me Vllazninë deri në fund të muajit, ashtu siç e ka nënshkruar në fillim. Një gjë të tillë, Junior e ka konfirmuar duke folur shkurtimisht për Shkodra.News.

“Jo, nuk është e vërtetë që do të largohem në mes të muajit nga Vllaznia. Unë kam një kontratë deri me 31 maj me Vllazninë dhe do e respektoj këtë kontratë.” – është shprehur sulmuesi Junior për Shkodra.News. Çka do të thotë se edhe për sfidën ndaj Erzenit do të jetë në fushë, ndërkohë ndaj Bylisit ende nuk është përcaktuar data e ndeshjes. /ShkodraNews

Lexo edhe: