Ekskluzive/ Universiteti i Shkodrës do të përjashtojë 2 studentet protestuese

Ka vepruar me dore te hekurt komisioni i etikes ne universitetin “Luigj Gurakuqi” te Shkodres. Ne mbledhjen e zhvilluar diten e shtune burime per Shkodranews kane bere me dije se komisioni ka marre vendimin e formes se prere per perjashtimin e dy studenteve, tropojanes Desada Susaj e cila qelloi me gure dhe theu deren e godines se re te fakultetit ekonomik, si dhe Pranvera Pacin nga Laçi, e cila i hodhi mbi koke gjysem litri boje rektorit Adem Bekteshi.

Ndonese zyrtarisht vendimet nuk jane zbardhur akoma, pasi pritet te behen ne ditet e ardhshme, te njejtat burime thone se vendimi eshte marre mes debatesh dhe kontestimesh te forta nga studentet. Ata e kane kundershtuar kete mase, por nje fakt i tille nuk eshte marre parasysh nga shumica e anetareve te ketij komisioni, qe e kane quajtur te papranueshme dhe te denueshme kete veprim te studenteve, qe bie ndesh me rregulloren e ketij institucioni te arsimit te larte. Vendimi mund te ndikoje qe studentet te rrezikojne te mos pranohen as ne institucione te tjera publike te arsimit te larte./ShkodraNews