Eksperti i OBSH bën paralajmërimin e rëndë për atë që e pret botën, në jetën bashkë me K.oronav.irusin

Lehtësimi i kufizimeve në funksion të bashkëjetesës me k.oronav.irusin dhe rihapja e ekonomisë shumë shpejt mund të çojë në një “rreth vicioz” të katastrofave ekonomike dhe shëndetësore, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetit.

“Kjo është ajo nga e cila ne të gjithë kemi frikë, është një rreth vicioz i katastrofës shëndetësore i ndjekur nga katastrofa ekonomike”, u shpreh Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së.

“Nëse rihapni ekonominë dhe lëvizjen e lirë kur keni një shkalle të lartë të transmetimit të virusit, atëherë ai transmetim mund të përshpejtohet.”

“Gjëja më e keqe që mund të ndodhë, ekonomikisht, është që një vend të rihapet dhe më pas duhet të izolohet përsëri për t’iu përgjigjur përballjes me rishpërthimin e v.irusit”, tha Ryan.

Bota ka një “rrugë shumë shumë të gjatë” për ta vënë nën kontroll pandeminë e k.oronav.irusit, përkundër hapave të paracaktuar në shumë vende për rifillimin e jetës normale, paralajmëroi eksperti i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit.