Ekze.kutohet zyrtari i lartë, policët “habiten” nga ajo që i gjejnë pranë trupit

I pajetë në hotelin e tij.

Një funksionar i lartë i Pallatit Chigi është gjetur i vde.kur në Paris, me një pla.gë në mjekër, dhe i shtrirë përtokë afër hotelit ku po qëndronte.

Sipas të dhënave të para ambasadës italiane, kjo mund të konsiderohet një “vdekje si pasojë e shkaqeve natyrore”.

Ndërsa sipas “Le Point”, zyrtari Massimo I., anëtar i shërbimeve sekrete ndodhej në Paris për disa ditë për të ndjekur një kurs gjuhe.

Zyrtari i Kryeministrisë, ndodhej në Paris që nga 3 maji dhe qëndroi në një hotel/apartament në Montmartre, u gjet në natën midis të dielës dhe të hënës pranë hotelit, i mbuluar me gjak që i dilte nga plaga në mjekër dhe vjella.

Pavarësisht se ju dha ndihma e parë, përpjekjet ishin të panevojshme, pasi në momentin që mbërriti ambulanca ai kishte ndërruar jetë.

Sipas Le Point, policia gjeti afër trupit një çelës me një kod, një zarf me 85 kartmonedha prej 20 eurosh, një kartë USB, një përshtatës për kartën e memories SD dhe një kartë memorie në hotelin e tij. Stacioni policor lokal dhe policia shkencore kryen kontrollet e para, ndërsa prokuroria nisi një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes.