Ekzekutimi i ish-policit në pritë, vëllai i Arben Balilit në vitin 2010…

Arben Balili, ish-punonjës i Policisë së Shtetit është ekzekutuar sot në mesditë në zonën e Selitës në kryeqytet. 50-vjecari u vra pranë shkollës “At Zef Pllumi” nga persona edne të identifikuar.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka pasur shkëmbim zjarri mes ish-policit dhe disa personave të tjerë. Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, Bilali nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Ai ka marrë plagë të rënda në bark dhe gjoks.

“Rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital”, tha policia në një njoftim.

Bilalit i është bërë një atentat edhe në maj të vitit 2010 nga i cili ai ka mbetur i plagosur po në zonën e Selitës. Ndërsa disa muaj më pas, në gusht të vitit 2010 atij i kanë ekzekutuar vëllanë, Leonard Bilali ish-mundës i Dinamos, 33-vjeç. Ai u qëllua teksa ishte i ulur në një nga tavolinat e një bar-kafeje pranë stacionit të fundi të autobusit të Tiranës së Re, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.