Ekzekutohet në rrugë 51-vjeçari shqiptar, e bija e gjen të lidhur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një 51-vjeçar shqiptar është gjetur i v.d.ekur në rrugën Dervenakion të Koridallos në Athinë.

Shqiptari është gjetur i pajetë nga vajza e tij, i lidhur në mes të rrugës. Mësohet se ai komunikimet e fundit i kishte pasur me të bijën, të cilës i kishte thënë se kishte rënë vi.k.timë e një gr.abitje.

Ndërkohë që policia greke po heton në lidhje me rastin, po nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit që është vrarë.