Ekzekutoi 50 besimtarë mysliman, terroristi i Zelandës së re bën atë që s’pritej në qeli

28-vjeçari Brenton Tarrant, i cili vr-au 50 besimtarë mysliman në dy xhami në Zelandën e Re, ka bërë ankesë zyrtare për shkak se për të nuk ka vizitorë dhe ngaqë nuk i lejohet telefoni në qeli.

Ai është duke u mbajtur në izolim në bu-rgun e Auckland në Paremoremo, akuzuar për 50 vra-sje dhe lëndimin e disa personave të tjerë.

Tarrant ka kritikuar autoritetet, duke thënë se ata “po i privojnë gjëra me rëndësi për të”. Ai kishte dërguar një ankesë pranë Departamentit të Korrektimeve, ku shkruante: “Po më mohohen të drejtat më elementare. Nuk kam vizitor në bur-g dhe nuk më lejohet as celulari”, tha ai, raporton “The Sun”.

Departamenti i Korrigjimeve është shprehur se Tarrant po mbahet vazhdimisht në mbikëqyrje, për shkak të rrezikut të madh që paraqet. Sipas rregullave në Zelandën e Re, të burgosurit mund të kenë një vizitë 30-minutëshe në javë dhe së paku një thirrje telefonike gjatë kësaj periudhe. Sipas faqes së Departamentit të Korrektimeve, “të burgosurit kanë të drejtë të trajtohen njerëzishëm, me dinjitet dhe respekt kur janë në burg”.

Megjithatë, departamenti mund të aplikojë përjashtime në rrethana të caktuara “për arsye sigurie, ruajtjes së rendit ose qëllime të tjera madhore”. Tarrant akuzohet se ka sulmuar xhaminë Al Noor në Christchurch gjatë lutjeve të së premtes. Ai hapi zjarr dhe vrau 41 persona. Më pas ai shkoi në një tjetër xhami, ku gjuajti disa herë me armë dhe për rrjedhojë, numri i viktimave arriti në