Ekzekutuan Jurgen Kurtin, merret vendimi për tre të rinjtë

Tashmë ka një vendim për tre djemtë e lidhur me ekzekutimin e Jurgen Kurtit.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me bu.rg” për tre të rinjtë e dyshuar si bashkëpunëtorë në vr.asjen e Jurgen Kurtit.

Esli Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj doëln këtë të enjte para Gjykatës ku u njohën dhe me masën e sigurisë.

Krahas tre bashkëpunëtorëve të dyshuar policia ka shpallur në kërkim edhe Klodian Banen, personin e dyshuar si ekzekutori i Jurgen Kurtit.

Pista kryesore e policisë për vrasjen e Jurgen Kurtit është ajo e hakmarrjes por krahas kësaj piste është dhe ajo e një sherri banal pasi të dyshuarit merreshin dhe me tregëtimin e automjeteve.

Deri më tani asnjëri prej tre të arrestuarve nuk e ka pranuar krimin.