Elio flet nga spitali, djali me sëmundjen e rrallë na copëtoi shpirtin me kërkesën e tij

Ka nevojë për ndihmën tonë djali i vogël vetëm 9 vjeçar që shihni në foton me lart.

Për shkak të një sëmundje të rrallë që e ka prekur, atij i duhet një ndërhyrje për transplantin e palces kurrizore në Gjermani.

Ai quhet Elio Rexhmati. Vogëlushi nga Kukësi duhet të mbledhë 224 mijë euro, ndaj nevoja për ndihmën e secilit është imediate.

“Jam Elio, falenderoj cdo shqiptar që po më ndihmon të shërohem. Jo vetëm që jam bërë fëmija më i famshëm por kam mbledhur 80 mijë euro. Kam ende nevojë për ju që të dal nga këtu”, thotë vogëlushi.